Hapja e biznesit të ri

Hapja e biznesit të ri

A. Çfarë duhet për regjistrimin fillestar?
I. Formulari i aplikimit,
Për të filluar një regjistrim, një aplikanti duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Përpara se të plotësohet formulari aplikimit, aplikanti duhet të dijë informacionin e mëposhtëm:
1. Formulari aplikimit është specifik për lloje të ndryshme shoqërish tregtare që aplikojnë (persona fizikë që bëjnë biznes apo korporatë). Prandaj, aplikanti duhet të sigurohet që ai/ajo e di, nëse aplikimi do të jetë për një person fizik, i cili do regjistrohet për të kryer biznes apo për një korporate si dhe llojin e korporates. Informacioni mbi kërkesat ligjore të shoqërive tregtare mund të gjendet në ligjin Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare. Ky ligj mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e internetit të ARBK-së.
2. Formularët e aplikimit mund të merren në dy mënyra:

  • a) pranë çdo qendre të ARBK-së
  • b) mund të shkarkohen nga kjo faqe zyrtare e internetit të ARBK-së.
3. Të gjitha instruksionet për plotësimin e tyre mund të gjenden në çdo qendër të ARBK-së. Çdo zyrtar pranimi është gatshëm të ndihmojë aplikantin të plotësojë të gjitha rubrikat e detyrueshme të formularit të aplikimit.

II. Dorëzimi aplikimit për regjistrim në ARBK
1. Pasi formulari aplikimit plotësohet, aplikanti (ose personi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo qendër shërbimi të ARBK-së, së bashku me dokumente të tjera shoqëruese, të duhura.
2. Aplikanti ose personi autorizuar, identifikohet tek zyrtari ARBK-së nëpërmjet një dokumenti origjinal identifikimi, si dhe (për personin e autorizuar) nëpërmjet një autorizimi të nënshkruar, për përfaqësimin e aplikantit për qëllim regjistrimi.
3. Zyrtari i pranimit verifikon që aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë të plota dhe të pranueshme nga ARBK. Nëse aplikimi është i paplotë ose i pasaktë, zyrtari i pranimit do të njoftoj dhe ndihmojë për sqarimin dhe plotësimin e formularit.
4. Kur pranohet një formular aplikimi plotësuar, duhet të jetë i nënshkruar nga aplikuesi apo përfaqësuesi i autorizuar.
5. Taksa me rastin e regjistrimit të biznesit fillestar nuk paguhet, ndërsa për ndryshimet në biznesin ekzistues paguhet në bazë të Udhëzimit Administrativ të paraparë dhe të publikuar në faqen zyrtare të inernetit të ARBK-së.

III. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Biznesit Individual (B.I.) ose Ortakëri e Përgjithsme (O.P.):
1. Plotësimi formularit B,
2. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë),
3. Pëlqimin e Përfaqësuesit të regjistruar në bazë të nenit 24.5 pika d) e Ligjit Nr. 06/L-016,
4. Për Ortakëri të Përgjithshme marrëveshjen e ortakëve të përgjithshëm në bazë të nenit 31.1.3 të Ligjit Nr. 06/L-016.
Afati për kryerjen e regjistrimit të Biznesit Individual dhe Ortakërisë së Përgjithshme në ARBK është 2 ditë.

IV. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Ortakërisë së Kufizuar (O.K.) –
1. Plotësimi i formularit A0,
2. Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 32.13 të Ligjit Nr. 06/L-016,
3. Statuti,
4. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve, përfaqësueseve të autorizuar të përfshirë në biznes,
5. Pëlqimin e Përfaqësuesit të regjistruar në bazë të nenit 24.5 të Ligjit Nr. 06/L-016,

V. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K):
1. Plotësimi i formularit A0,
2. Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 82.1 të Ligjit Nr. 06/L-016,
3. Statuti në bazë të nenit 33 të Ligjit Nr. 06/L-016,
4. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve, përfaqësueseve të autorizuar të përfshirë në biznes,
5. Pëlqimin e përfaqësuesit të regjistruar në bazë të nenit 24.5 të Ligjit Nr. 06/L-016.
Afati për kryerjen e regjistrimit të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare në ARBK është 3 ditë.

VI. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërive Aksionare (SH.A):
1. Plotësimi i formularit A0,
2. Statuti në bazë të Nenit 34.1.3 të Ligjit Nr. 06/L-016,
3. Marrëveshjen apo Rregulloren e Shoqërisë sipas Nenit 34.4 të Ligjit Nr. 06/L-016,
4. Pëlqimin e përfaqësuesit të regjistruar në bazë të nenit 24.5 te Ligjit Nr. 06/L-016,
5. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve, përfaqësueseve të autorizuar të përfshirë në biznes.

VII. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Kompanisë se Huaj-Dega në Kosovë:
1. Plotësimi formularit A0,
2. Vendimi për hapjen e Kompanisë së huaj,
3. Vendimin për emërimin e Drejtorit (pasaporta kopje) dhe Përfaqësuesit të regjistruar (letërnjoftimi kopje),
4. Certifikata e biznesit (origjinal apo kopje e notorizuar, jo me e vjetër se tre muaj nga data e lëshimit dhe nëse nuk është në gjuhen shqipe, serbe apo angleze të përkthehet në njërën nga këto tri gjuhë dhe përkthimi të jetë i noterizuar) që e hap përfaqësinë në Kosovë,
5. Kopje e pasaportit të pronarit dhe drejtorit të Kompanisë së huaj,
6. Kopje e statutit të kompanisë së huaj,
7. Pëlqimin e Përfaqësuesit të Regjistruar në bazë të nenit 24.5 të Të Ligjit Nr. 06/L-016.

Vërejtje: Nëse pronari i biznesit nuk është prezent kur dorëzohen dokumentet atëherë aplikuesi mund ti dorëzoj dokumentet me autorizim dhe letërnjoftim kopje.

VIII. Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Kooperativës Bujqësore:
1. Plotësimi i formularit K0,
2. Marrëveshja e Shoqërisë,
3. Statuti,
4. Vendimi për emërimin e drejtorit,
5. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të anëtarëve, personave të autorizuar të përfshirë në biznes,
6. Pëlqimin e Përfaqësuesit të regjistruar në bazë të nenit 24.5 të Ligjit Nr. 06/L-016.